Rreth nesh
Nga ideja deri te realizimi, EMARK e sjell markën tuaj në jetë.
EMARK është një agjension marketingu dhe zgjidhjesh kreative, i fokusuar në krijimin e identitetit vizual, promovimin dhe prezantimin profesional të bizneseve.
Rrugëtimi i EMARK ka filluar në vitin 2022, si një ide dhe pasion për dizajnin, marketingun dhe komunikimin vizual. Data zyrtare e themelimit dhe e fillimit të veprimtarisë së organizuar është 15.04.2025, duke shënuar një etapë të re në zhvillimin dhe profesionalizimin e markës.
Veprimtaria jonë përfshin dizajnin grafik dhe identitetin vizual, printimet në letër, foli dhe materiale promocionale, printimet në tekstil, personalizimin e aksesorëve, brendimin e automjeteve dhe të lokaleve, reklamat ndriçuese, elementet reklamuese 3D dhe sinjalistikën.
Në EMARK besojmë se një prezantim i mirë nuk është vetëm një pamje, por një mënyrë për të komunikuar vlerën dhe identitetin e një biznesi. Çdo projekt e trajtojmë me kujdes, kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve.